Informacion i detajuar mbi procesin tonë të importit dhe garancionin për çdo automjet
Gjeni veturën tuaj ideale nga automjetet e disponueshme në platformën tonë ose na dërgoni kërkesën tuaj specifike për modelin që dëshironi të importoni.
Vetura i nënshtrohet një inspektimi të detajuar teknik dhe vizual nga ekspertët tanë për të verifikuar gjendjen e tij.
Pas konfirmimit të gjendjes së veturës, kryhet pagesa e plotë në llogarinë zyrtare bankare për të nisur menjëherë procesin e transportit drejt jush.
| Pika e Garancionit | Përshkrimi | Mbulueshmëria |
|---|---|---|
| Dorëzimi i veturës | Veturë e njëjtë sipas numrit të shasisë (VIN) të prezantuar në kontratë ose ofertë | Mbulohet (Kompensim/kthim) |
| Kilometrat | Kilometra të garantuara, pa ndërhyrje apo manipulime | Mbulohet (Kompensim/kthim) |
| Motori | Pjesët kryesore jo-harxhuese të motorit | Mbulohet (Riparim) |
| Ndërruesi i shpejtësive | Pjesët kryesore jo-harxhuese të transmisionit | Mbulohet (Riparim) |
| Dëmtime gjatë transportit | Dëmtime në drita, xhama, dyer, panele, parakolpë dhe elemente të jashtme | Mbulohet (Riparim) |
| Historia e veturës | Garancion që vetura nuk ka qenë e fundosur në ujë ose e dëmtuar rëndë nga fatkeqësi natyrore | Mbulohet (Kompensim/kthim) |
| Siguria e dokumentacionit | Dokumentacion origjinal dhe garancion që vetura nuk është e vjedhur | Mbulohet (Kompensim/kthim) |
| Çelësi primar | Nëse mungon çelësi kryesor, bëhet rimbursimi i kostos së zëvendësimit | Mbulohet (Rimbursim) |
| Pjesët harxhuese | Pjesë normale konsumi si: filtra, vaj, frenat, goma, bateria etj. | Nuk mbulohet |
| Aksesorët shtesë | Çelësi i dytë, tepihët, goma rezervë dhe aksesorë të tjerë shtesë | Nuk mbulohet |
| Dëmtime pas dorëzimit | Dëmtimet e shkaktuara pas pranimit të veturës nga klienti | Nuk mbulohet |
| Koha e kompensimit | Afati i ekzekutimit pas paraqitjes së kërkesës me shkrim | Deri në 10 ditë pune |
Garancioni është i vlefshëm për 15 ditë nga data e dorëzimit të veturës, dhe aplikohet vetëm për elementet e përmendura më sipër.